Nje UI/UX dizajner planifikon, krijon dhe dizajnon web-faqet, aplikacionet e internetit dhe aplikacionet mobile, shumica prej te cilave kombinojne tekstin me tinguj, figura, grafika dhe fragmente videosh. Kjo nenkupton punen ne nje web-faqe krejtesisht te re ose ne perditesimin e nje web-faqeje ekzistuese. Ne epoken dixhitale ne te cilen jetojme, dizajni i faqeve te internetit eshte bere nje aftesi e domosdoshme per individet dhe nje pune e detyrueshme per pothuajse te gjitha bizneset. Kur kombinoni punen e palodhur me pasionin, kuriozitetin dhe perdorimin e mjeteve te duhura, se bashku me nje set te kompletuar te aftesive, ju beheni nje kandidat i shquar dhe me potencial per shume kompani ekzistuese qe ofrojne sherbime te ndryshme.
Bashkohuni me ne qe te mesoni bazat ne dizajnin e web-it dhe UI/UX, perderisa ne ndajme pervojen tone shumevjeçare me ju dhe argetohemi gjate procesit te mesimit. Kjo pune duhet te jete nje kombinim i zgjidhjes se problemeve, sfides, argetimit dhe krijimtarise, dhe kjo eshte ajo se çfare do te sjellim ne kete kurs gjithashtu.